23:42 / 11.02.2021
Aurela Gaçe sjell këngën e re “Një pikë”
Aurela është rikthyer me këngë të re.
Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe sapo ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Një pikë”, shkruan lajmi.net.
Për teksin e kësaj kënge u kujdes Eriona Rushiti, muzikën e punoi Enis Mullaj, i cili njëkohësisht u kujdes për mix/masterin.
Projekti në fjalë erdhi vetëm në versionin audio dhe është pjesë e albumit të ri të Aurelës, që pritet të lansohet së shpejti.
Më poshtë mund ta dëgjoni “Një pikë”, këngë që këndohet me zë unik nga Aurela Gaçe.























