09:07 / 12.02.2021
Dua Lipa publikon këngën e re “We’re Good”
Dua sapo publikoi këngën më të re në Youtube.
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka lansuar këngën e saj të re, kësaj radhe ajo vjen me një këngë më të qetë.
Dua përmes rrjeteve sociale kishte bërë të ditur se po sillte në treg projektin e ri muzikor.
Ndërsa para pak orësh ajo lansoi këngën më rë re “We’re good” e cila u prit jashtëzakonisht mirë nga fansat e saj duke grumbulluar gjysmë milioni shikime vetëm për 2 orë.
Fansat e Duas gjithashtu komentuan pozitivisht paraqitjen e saj në klipin muzikor.























