15:07 / 12.02.2021
Pioli: Për Scudetton flas vetëm në mes të majit
Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli, duke folur në konferencën për gazetarë, ka refuzuar të flasë për titullin e Serie A.
Milan do të përballet me Spezian në kuadër të xhiros së 22-të të Serie A, transmeton lajmi.net.
Pioli u pyet nga gazetarët se a e konsideronin vetën “Rossonerët” si favoritë për titull.
“Fjalën Scudetto do ta përmend vetëm në mesin e majit, po e bëni vazhdimisht këtë pyetje dhe nuk është e nevojshme ti përgjigjem”, tha ai.
“Duhet të jemi modestë, dhe të vazhdojmë të demonstrojmë kualitetin tonë. Nuk duhet të ëndërrojmë, por të japim maksimumin çdo ndeshje”, përfundoi Stefano Pioli.
Milani qëndron në pozitën e parë në Serie A me 49 pikë, dy pikë më shumë se rivali i qytetit, Inter.























