16:26 / 12.02.2021
Të enjten mësohen çiftet e çerekfinales së Kupës së Kosovës
Tërheqja e shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës do të bëhet të enjten e ardhshme (18 shkurt) në orën 12:00, në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve.
Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar A&N, Prishtina, Llapi, Feronikeli, Trepça’89, Drenica, Istogu dhe Dukagjini.























