Shqipëri, 14 të vdekur dhe 1059 raste të reja me COVID-19
BKT
Lajme

Shqipëri, 14 të vdekur dhe 1059 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se nga 3,982 testime në 24 orët e fundit, kanë rezultuar 881 të shëruar, 1059 raste të reja dhe 14 persona kanë humbur jetën.

Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit janë shëruar 881 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 55,243 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 502 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 19 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika ( 12 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1059

Të shëruar në 24 orë 881

Të shtruar në spitale 502

Humbje jete në 24 orë 14

Testime ditore 3982

Testime totale 406,399

Raste pozitive 90,835

Raste të shëruara 55,243

Raste Aktive 34,061

Humbje jete 1,531

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 19929

Fier 2927

Durrës 1677

Elbasan 1515

Shkodër 1510

Vlorë 1766

Lezhë 1108

Korçë 1030

Berat 1011

Gjirokastër 761

Kukës 470

Dibër 357


MË SHUME NGA Lajme