Gaxherri: Arroganca e VV-së është e rrezikshme dhe e dëmshme
BKT
Lajme

Gaxherri: Arroganca e VV-së është e rrezikshme dhe e dëmshme

Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Besa Gaxherri në Debatin Zgjedhor në RTK ka thënë se kjo parti e ka programin dhe është real.

“Përmbyllja e kësaj fushate u bë me më pak programe e më shumë akuza e kritika të cilat janë me pak në interes të publikut. Sot ballafaqohemi me shumë propagandë nëpër terren, qytetari tash e ka të vështirë të dalloj se cila është e vërteta. Ne si LDK kemi bërë program dhe kemi dëshmuar se është real. Ne si LDK kemi hyrë në garë për të qenë të parët, dhe natyrisht që ne do duhet të përballemi drejtpërdrejt me oponentët tanë politikë me programe, fakte dhe të tjera. Arroganca e VV-së është e rrezikshme dhe e dëmshme”, ka thënë Gaxherri.

Derisa Faton Abdullahu nga PDK-ja tha se se partitë politike kanë shumë të përbashkëta dhe shumë dallime me VV-në.

“Ne si partitë jemi për avancim të shtetit dhe demokracisë. Ata gjithmonë kanë qëndruar anash dhe vetëm kanë kritikuar, ajo është më së lehti të bëhet, ndërsa si dëshmi kemi që ne kemi ecur përpara shumë në këto 20 vite. Ne krejt jemi përgjegjës për këtë përparim e posaçërisht PDK-ja”, tha Abdullahu.

Selimi Selimi nga AAK-ja tha se ballafaqimi është i domosdoshëm, por duhet të kesh platformë për t’u ballafaquar.

“Ne si AAK kemi kandidatë për president dhe kemi kërkuar një debat me zonjën Osmani e cila është kandidate për president nga rradhët e VV-së”, tha ai. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme