14:39 / 13.02.2021
Alaba pretendon pagë vjetore prej 22 milionë euro
David Alaba do të largohet nga Bayern Munchen në merkaton e verës dhe Reali i Madridit është një nga destinacionet e mundshme për mbrojtësin austriak.
Gjatë kësaj kohe ka pasur bisedime të vazhdueshme mes tij dhe drejtuesve madrilenë, por edhe disa skuadra të tjera po ndjekin me vëmendje situatën e tij. Problemi është që Alaba i ka rritur pretendimet për rrogën vjetore dhe synon që të marrë 22 milionë euro në vit, një shifër e lartë dhe që do ta bënte atë një nga futbollistët më të paguar në botë, transmeton Panorama.
Alaba do një kontratë 5-vjeçare dhe e ka luksin për të kërkuar gjëra të tilla duke qenë se do të largohet si futbollist i lirë dhe asnjë ekip nuk do të paguajë për kartonin e tij.























