09:44 / 14.02.2021
Nga moti i keq, aksidentohet ambulanca në Durrës-Tiranë, vdes pacientja
Një ambulancë është aksidentuar në autostradën Durrës-Tiranë, duke shkaktuar vdekjen e pacientes që ndodhej brenda saj.
Burime policore bëjë me dije se shtetasi I. D., 51 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin ambulancë, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shtetësja A. Sh., 71 vjeçe e cila ishte paciente në ambulancë.
Gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e borës duke nisur nga mbrëmja e djeshme. Bora ka shkaktuar probleme të mëdha në qarkullimin e mjeteve, teksa qindra njerëz kanë mbetur të bllokuar nëpër automjete për orë të tëra.























