12:41 / 14.02.2021
Situata vazhdon të jetë stabile sa i përket furnizimit me energji elektrike
KEDS njofton se ekipet e tij janëntë shpërndara në qendrat e votimit janë në gjendje gatishmërie për të intervenuar në secilën situatë që mund të paraqitet në terren.
KEDS ka në dispozicion rreth 70 gjeneratorë mobil, të cilët do të shfrytëzohen në rast të ndonjë të papriture në rrjet në mënyrë që mbarëvajtja e procesit të votimit të vijoj sipas planifikimeve.
Krahas kësaj, KEDS ka instaluar në qendrat e votimit 1000 bateri emergjente, të cilat do të vihen në përdorim në rast nevoje. Të njëjtat pas përfundimit të votimit, do t’i lihen në shfrytëzim shkollave.























