12:46 / 14.02.2021
Krasniqi fton KQZ-në që urgjentisht të u mundësojë votimin, pacientëve
E diela e 14 shkurtit është ditë votimesh në Kosovë. Nga ora 7:00 e mëngjesit janë hapur të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Valbon Krasniqi drejtori i përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, tha se ka probleme në votimin për pacientët që janë të shtrirë në QKUK. “
Ka disa probleme, ditë më parë KQZ-ja ka marrë emrat e pacientëve për të votuar, kurse tani ka pacientë që janë shëruar, kurse tjerë kanë ardhur në spital. Unë ftoj që urgjentisht të u mundësojë pacientëve të votojnë më kusht”, tha ai për RTK.























