17:37 / 14.02.2021
Dreshaj i AAK-së fton qytetarët të dalin në zgjedhje
Shemsedin Dreshaj, kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përmes konferencës për medie, u ka bërë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të dalin në votime dhe ta gëzojnë të drejtën e tyre për votim.
“Sipas të dhënave që ne posedojmë, dalja në votime është diku rreth 35% në rang të vendit, por mos harroni se deri në mbylljen e votimeve, kanë mbetur diku rreth 3 orë, andaj lusim dhe inkurajojmë qytetarët e vendit që të dalin të votojnë dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre për zgjedhje”, ka thënë Dreshaj në konferencë.























