20:41 / 14.02.2021
Haskuka: Po shihet se fitorja e VV-së është më e madhe sesa kemi pritur
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, pas mbylljes së vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare, ka thënë se po shihet që fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje është e madhe.
Ai ka shtuar se Qeveria e ardhshme do të jetë më e qëndrueshme sesa ajo paraprake.
“Përqindjen nuk e dimë, unë kërkoj nga të gjithë komisionarët që të jenë vigjilentë deri në numërimin e votës së fundit”.
“Po shihet se fitorja është më e madhe sesa që kemi pritur. Do të kemi një qeveri stabile e cila nuk do të rrëzohet pas 50 ditësh siç ka ndodhur më herët”, tha ai ne KK.























