Rama: Shqipëria, ndër vendet e rralla që ka nisur vaksinimin anti-Covid
BKT
Shqipëri

Rama: Shqipëria, ndër vendet e rralla që ka nisur vaksinimin anti-Covid

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është shumë pranë sigurimit të një sasie dozash nga vaksina AstraZeneca.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë theksoi se sot nis me 7020 doza lëvrimi i përjavshëm i vaksinës antiCOVID nga kontrata me Pfizer dhe intensifikimi i planit të vaksinimit.

“Aktivizohet sot skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital, ndërkohë që respektimi i masave kufizuese në fuqi mbetet domosdoshmëri deri në afatin e përcaktuar nga Komiteti Teknik. Mbi 90 mijë teste të shpejta janë kryer në 54 pikat e testimit në komunitet përveç testit PCR, ndërkohë që vijon intensifikimi i  përpjekjeve në terren për të këputur hallka të zinxhirit të infektimeve.”

Po ashtu, ai iu kundërpërgjigj edhe akuzave të bëra nga kundërshtarët e tij politikë.

“Zotimet e atyre që thonë se vaksinat do i sigurojnë në mbledhjet e partive simotra apo që drejtojnë gishtin e akuzës ndaj qeverisë, ndërkohë që Shqipëria është një nga dy vendet e vetme në rajon që ka siguruar nisjen e vaksinimit, janë një arsye për ta neveritur politikën e futjakotësisë!”/VP


MË SHUME NGA Shqipëri