KQZ: Sot dita e fundit e regjistrimit të partive në zgjedhjet e 25 prillit
BKT
Shqipëri

KQZ: Sot dita e fundit e regjistrimit të partive në zgjedhjet e 25 prillit

Në përfundim të afatit që partitë politike të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si subjekte zgjedhore për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, KQZ ka regjistruar 16 parti.

Mes partive të regjistruar janë PS, PD, LSI dhe PSD. Po ashtu, është pranuar dhe kërkesa për regjistrim e një kandidati të pavarur në qarkun e Lezhës.

Javën e kaluar KQZ miratoi 10 parti për zgjedhjet e 25 prillit dhe 2 kandidatëve të pavarur ju dha të drejtën për të mbledhur firmat, njofton euronews.albania.

Ndërkohë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim u ka bërë thirrje partive politike, që në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit të mos kenë persona të inkriminuar.


MË SHUME NGA Shqipëri