20:49 / 15.02.2021
Zbulohet çfarë lidhje ka shtatzënia e Meghan Markle me Princeshë Dianën
Meghan Markle dhe Princ Harry dhanë ditën e djeshme lajmi se do të bëhen sërish prindër.
Meghan Markle dhe Princi Harry njoftuan ditën e Shën Valentinit se ata janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku. Djali i tyre Archie Harrison, i cili mbush 2 vjeç më 6 maj, së shpejti do të jetë një vëlla i madh, shkruan People.
Data e njoftimit të foshnjës së tyre është jashtëzakonisht e veçantë pasi nëna e tij e ndjerë Princesha Diana zyrtarisht njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë – Harry – në Shkurt 1984. Megjithëse Pallati e bëri njoftimin më 13 Shkurt, ai u shpërnda nëpër gazeta në Ditën e Shën Valentinit.























