10:35 / 16.02.2021
Meghan dhe Harry do të bëhen prindër për herë të dytë
Meghan Markle dhe Princi Harry, do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur një përfaqësues i çiftit, të cilët për momentin janë duke jetuar na Kaliforni, shkruan Daily Mail.
Djali i tyre, Archie, shumë shpejtë të ketë një motër apo vëlla.
“Ne mund të konfirmojmë se Archie do të bëhet vëlla i madh. Meghan dhe Harry, po presin fëmijën e dytë”, thuhet për dyshen.
Ndërkohë, edhe një fotografi e çiftit është publikuar, derisa Meghan shihej me barkun e rrumbullakosur. 39-vjeçarja vitin e kaluar ka treguar se kishte një abort spontan.
Meghan Markle zbuloi se humbi fëmijën e saj të dytë në muajin korrik të vitit 2020.























