Reagime të ashpra ndaj regjisorit që e quajti ‘njeri të tmerrshëm’ reperin
Avokati i reperit ka reaguar pas deklaratës së regjisorit.
Avokati i Tekashi 6ix9ine thotë se drejtori i një dokumetari të ardhshëm i cili e quajti reperin një “qenie njerëzore të tmerrshme” duhet të tërheq deklaratën, ngase ata nuk janë takuar kurrë, shkruan TMZ.
Avokati i Tekashit, Lance Lazzaro, tha për TMZ se regjisori i “Supervillain”, Karam Gill është 100 për qind i gabuar në vlerësimin e tij ndaj Tekashi 69 dhe nuk ka asnjë informacion se për çfarë po flet.
Gill filloi luftën e fjalëve duke i thënë NY Post se “Publiku dhe media e urren atë sepse ai është me të vërtetë një qenie njerëzore e tmerrshme që ka bërë gjëra të tmerrshme”.
Gill gjithashtu tha se Tekashi është “një individ toksik në kulturën tonë” i cili përpiqet të marrë një reagim nga çdo lëvizje e tij.
Lazzaro na thotë se 6ix9ine nuk kishte të bënte fare me doku-seritë e tij dhe ai shqetësohet nga komentet e Gill duke parë që reghusiru shpërfillte 69 pa u takuar kurrë me të.

Ai gjithashtu mendon se drejtori thjesht po flet për të fituar vëmendje dhe shton se kushdo që e njeh Tekashin e kupton se “ai ka një zemër të shkëlqyer”.
Në fund të fundit nga avokati i 6ix9ine tha se Gill duhet të kalojë më pak kohë për të folur kundër reperit dhe më shumë kohë duke parë gjërat pozitive që bën 69 për “të rinjtë që vdisnin nga kanceri”.
























