11:36 / 16.02.2021
Bella Hadid me stil unik në setin fotografik për “Vogue Spain”
Bella Hadid ka realizuar fotosesion për “Vogue”.
Modelja shumë e kërkuar, Bella Hadid, e nisi 2021-ën me shumë punë në profesionin e saj si modele.
Së fundi, modelja ka pozuar për numrin e ri të “Vogue Spain”, ku erdhi shumë joshëse me kostume të ndryshme.
Ajo kishte bërë edhe stil tjetër të flokëve, të cilin e ndryshoi në pothuajse çdo fotografi të fotosesionit për “Vogue”.
Bella Hadid thotë se në këtë periudhë të vështirë në të cilën po kalon e gjithë bota, ajo fillimisht humbi dashurinë për punën, por i është rikthyer sërish.
Përmes një postimi, Bella Hadid ka falënderuar të gjithë ekipin që e ndihmuan ta realizojë këtë fotosesion për numrin e ri të “Vogue Spain”.























