Rexha thotë se po e shijon verën ani pse nuk është pija e saj e preferuar
BKT
Magazina

Rexha thotë se po e shijon verën ani pse nuk është pija e saj e preferuar

Bebe Rexha shijon dy gota verë dhe ndan me ndjekësit imazhe në rrjete sociale.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, solli të tjera imazhe atraktive në rrjete sociale.

Ajo këto ditë është shumë e angazhuar rreth albumit të ri muzikor, të cilin pritet ta lansojë së shpejti me disa projekte të reja.

Në imazhet e reja, Bebe shfaqet duke shijuar verën, teksa thekson se nuk e preferon aq shumë.

“Shkova të provoj verën edhe pse e urrej verën”, shkroi këngëtarja, e cila ishte veshur e tëra në të zeza.

Së fundi, artistja ka festuar Shën Valentinin bashkë me të dashurin Keyan Safyari, ndërsa publikoi fotografi provokuese, me të cilat tregoi se po ia përgatit ushqimin atij. 


MË SHUME NGA Magazina