Basha: Nëse PD vjen në pushtet, brenda vitit hartojmë një Kushtetutë të re
BKT
Shqipëri

Basha: Nëse PD vjen në pushtet, brenda vitit hartojmë një Kushtetutë të re

Gjatë bashkëbisedimit me anëtarë të shoqërisë civile, Lulzim Basha deklaroi se kur PD të vijë në pushtet do të hartojë një Kushtetutë të re.

Sipas tij, qëllimi i Kushtetuës së re do të jetë balancimi i pushtetit, si dhe dobësimi i kontrollit të institucioneve që vjen nga politika.

“Shumë shpejt, brenda këtij viti do t’iu përvijojmë shqiptarëve horizontin e një kushtetute të re. Horizontin e një kushtetute të re e cila të japë zgjidhje afatgjata për mos përqendrimin e pushtetit, për ndarjen dhe balancimin e pushtetit, për trias politica, për pavarësinë e institucioneve të pavarura, për fuqizimin e institucioneve, dhe dobësimin e influencës në kuptimin malinj të fjalës, politike mbi institucionet.”/VP


MË SHUME NGA Shqipëri