Olivia Wilde dhe Harry Styles ndërmarrin hapin e madh
BKT
Magazina

Olivia Wilde dhe Harry Styles ndërmarrin hapin e madh

Olivia Wilde dhe Harry Styles kanë hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre. Regjisorja e “Booksmart” është fotografuar duke u shpërngulur në shtëpinë e këngëtarit britanik në Ditën e Shën Valentinit. Sipas Variety, ajo u fotografua duke shkarkuar bagazhet e saj në vendbanimin e yllit 27-vjeçar.

Page Six raportoi në Janar se Wilde dhe Styles kishin nisur të shoqëroheshin pasi morën pjesë së bashku në dasmën e menaxherit të këtij të fundit. Ditë më vonë, ata u fotografuan nën shoqërinë e disa miqve në Santa Barbara.

Dyshja thuhet se janë takuar për herë të parë në setin e filmit të ardhshëm Don’t Worry Darling”, të cilin ëilde e drejton ndërsa Styles interpreton. Kasti përfundoi xhirimet gjatë fundjavës. Kujtojmë që artistët janë vënë në qendër të kritikave për shkak të diferencës së madhe në moshë.

Image result for olivia wilde


MË SHUME NGA Magazina