11:01 / 18.02.2021
Greva prej 24 orësh e doganës greke, radhë të gjata në Kakavijë
Në pikën Kufitare të Kakavijës janë krijuar radhë të gjata kamionësh, pas mbyllës së doganës greke për 24 orë.
Situata e krijuar në këtë pikë doganore shihet qartë edhe në pamjet e siguruara nga Euronews Albania, pasi është krijuar një radhë prej disa kilometrash me kamionë, të cilat duan të shkojnë drejt Greqisë, njofton euronews.albania.
Dy ditë më parë, policia greke njoftoi se kjo pike doganore do të mbyllej nga ora 07:00 e mëngjesit të datës 17 shkurt deri në orën 07:00 të mëngjesit të datës 18 shkurt.
Autoritetet e policisë greke njoftuan se kjo ndërprerje e punës do të bëhej edhe për shkak të grevës që do të zhvillohej nga punonjësit e doganës greke.























