ARRSH: Akset kombëtare pa probleme në qarkullim
BKT
Shqipëri

ARRSH: Akset kombëtare pa probleme në qarkullim

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) informoi sot, se qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme në të gjitha akset kombëtare, ndonëse zonat veriore dhe juglindore të vendit, janë të mbuluar nga bora.

ARRSH bëri të ditur se edhe një prej akseve më problematike për shkak të stuhisë me reshje bore dhe uljes së temperaturave, Qafa e Qarrit është e hapur dhe qarkullohet pa vështirësi. “Qafa e Qarrit sot pa prezencë bore dhe ngricash, temperatura -7°C”,  thekson ARRSH ndërsa publikon edhe foto nga ky aks.

ARRSH bën të ditur se, nuk ka probleme në të gjitha akset kombëtare.“Gjithsesi drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thekson ARRSH në njoftimin e saj./RTSH


MË SHUME NGA Shqipëri