Të hënën rihapen shkollat, por gjimnazet në zonat e riskut mbeten online
BKT
Shqipëri

Të hënën rihapen shkollat, por gjimnazet në zonat e riskut mbeten online

Të hënën rihapen shkollat. Përmes një postimi në facebook ministrja  Arsimit, Sportit dhe Rinisë bëri të ditur se mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar, publik dhe jopublik, do të vijojë në skenarin e mëparshëm.

– nxënësit e ciklit fillor (klasa 1 – 5) në shkollë;

– maturantët në shkollë;

– dhe nxënësit e klasave 6 – 11 sipas skenarit të kombinuar.

Ndërsa “Shkollat e mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë (Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz) do të vazhdojnë “online” deri më datë 26 shkurt 2021,  sipas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve” sqaron Kushi.

Ministrja pranon se ka marrë shumë mesazhe rreth shqetësimeve të ndryshme mbi mësimin online të këtyre ditëve por sqaron se ishte e detyruar të marrë vendimin për mbylljen e shkollave parauniversitare për një javë.  

“Vendimet e ndërmarra bazohen në prioritetin absolut për shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve.”


MË SHUME NGA Shqipëri