Krahasimi i shifrave të COVID-19, nuk ndalet rritja e të infektuarve
BKT
Shqipëri

Krahasimi i shifrave të COVID-19, nuk ndalet rritja e të infektuarve

Në 24 orët e fundit në Shqipëri u shënuan 17 viktima dhe 1112 raste të reja me koronavirus. Nga dje sot kishim një kapërcim të shifrave, që erdhi si pasojë edhe e rritjes së numrit të testeve.

Të mërkurën kishim 1075 raste të reja nga 3901 testime, ndërsa sot 1112 raste të reja nga 3935 tamponë që u bënë në të gjithë vendin.

Situata vijon që të jetë e rëndë edhe në spitalet covid duke shënuar sërish rritje krahasuar me 24 orët e kaluara. Dje ishin 594 pacientë të shtruar, 36 në terapi intensive nga të cilët 12 të intubuar.

Ndërkohë që sot numrat e të shtruarve kapërcyen në prag të 600, 594 pacientë në të gjitha spitalet COVID, 36 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar, aq sa dje.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të.

Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID-19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.


MË SHUME NGA Shqipëri