“Dhimbje koke” për Conten, Sensi rrezikon derbin ndaj Milanit
BKT
Sport

“Dhimbje koke” për Conten, Sensi rrezikon derbin ndaj Milanit

Lajme të këqija vijnë nga shtëpia e Interit përpara derbit ndaj Milanit, e cila është në program të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 15:00.

Sipas asaj që raporton “SKY Sport”, Stefano Sensi ka pësuar përsëri një dëmtim muskulor dhe rrezikon shumë të mos jetë në dispozicionin e Antonio Contes ndaj kuqezinjve, në një sfidë kaq delikate që mund të jetë vendimtare për fatet e të dyja ekipeve për rrugëtimin drejt titullit kampion.

Inter është në emergjencë në mesfushë pasi edhe Arturo Vidal ndodhet në dyshim të madh pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Fiorentinës ku Interi triumfoi në “Artemio Franchi” me rezultatin 0-2.