Pandemia tek fëmijët, Shahini tregon se së fundmi janë rritur infektimet
Të prekur nga Covid-19 në Shqipëri janë 2 mijë fëmijë, ku 8 prej tyre janë të shtruar në repartin Covid në pediatri.
Fëmijët e shtruar në spital e të prekur nga virusi janë nga bebe në muajt e parë të jetës deri në moshën 12-vjeç.
Për infektimin e fëmijëve, mjekja Valbona Shahini u shpreh në Euronews Albania se kohët e fundit është rritur numri i fëmijëve që janë prekur nga COVID-19.
Ajo sqaroi se deri më tani, fatmirësisht nuk ka shumë pasur raste, ku fëmijët të jenë në gjendje të rëndë, por gjithsesi edhe fëmijët preken nga virusi.
‘Kemi pasur raste që janë shtruar në spital, por duke krahasuar me numrin e të rriturve dhe pasojat që ka tek ata, tek fëmijët paraqitet më e lehtë’, u shpreh mjekja.
Ajo këshilloi prindërit që të tregojnë kujdes për fëmijët e tyre edhe pse këta të fundit COVID-19 e kalojnë me simptoma më të lehta.























