Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme do të vizitojë Shqipërinë
BKT
Shqipëri

Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme do të vizitojë Shqipërinë

Ditën e shtunë, datë 20 shkurt, Ylva Johansson Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme pritet të vizitojë Shqipërinë.

Në qendër të takimeve të Johansson do të jetë bashkëpunimin mbi migracionin, duke zhvilluar edhe një vizitë në kufirin me Greqinë në Kakavijë.  

“Të Shtunën, Komisioneri i BE për Punët e Brendshme, YlvaJohansson do të udhëtojë në Shqipëri për takime politike dhe për të diskutuar bashkëpunimin mbi migracionin. Komisioneri do të vizitojë gjithashtu operacionet e përbashkëta të Frontex në kufirin me Greqinë në Kakavijë.”


MË SHUME NGA Shqipëri