10:16 / 19.02.2021
Lezhë, dy punëtorë bien nga skela e objektit ku po punonin
Dy punëtorë ndërtimi kanë mbetur të plagosur në Lezhë gjatë një aksidenti në punë.
Ngjarja ka ndodhur në Ishull-Lezhë. Dy punëtorët kanë rënë nga skela e një objekti në ndërtim ku po punonin, njofton oranews.
Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal.
Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta ndërsa policia ka nisur hetimet.























