Kurti për BBC: Do të analizojmë paqartësitë e Marrëveshjes së Uashingtonit
BKT
Lajme

Kurti për BBC: Do të analizojmë paqartësitë e Marrëveshjes së Uashingtonit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti po vazhdon të merret me çështjen e nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit mes palës kosovare dhe asaj serbe vitin e kaluar.

Kurti së fundi ka zhvilluar një intervistë me median britanike “BBC”, ku ka folur për prioritet e qeverisë së tij porsa të fillojë punën si i pari i ekzekutivit.

Kurti për BBC ka thënë se pikat e nënshkruara në Uashington do të rishikohen me presidentin e ri të ShBA-së, Joe Biden.

“Unë kurrë nuk kam parë një marrëveshje në jetën time me një tekst kaq të shkurtët. Ne duhet të ulemi me presidentin Biden dhe administratën e tij dhe të kontrollojmë se cili është sfondi i këtyre pikave sepse ka shumë paqartësi, ka thënë Kurti.

Lider i VV’së theksoi se dialogu me Serbinë nuk do të jetë ndër përparësitë e tij të para, Kurti ka shpjeguar se do të punojë në atë që duan qytetarët e Kosovës, pavarësisht nëse ata janë shqiptarë apo serbë.//gazetametro.net


MË SHUME NGA Lajme