Rita Ora shkëlqen me paraqitjen
Rita Ora ka zbuluar se sa e lumtur është që i është bashkuar jurisë së “The Voice Australia”, ndërsa shfaqja përgatitet të fillojë xhirimet këtë javë.
Muzikantja shqiptaro-britanike e cila sapo ka përfunduar karantinën e saj të detyrueshme 14-ditore pas udhëtimit nga Anglia – foli pasi takoi kolegët e saj gjyqtarë: Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian për herë të parë në Sydney të mërkurën, shkruan DailyMail.

Duke folur për The Daily Telegraph, Rita tha: “Unë jam vërtet mirënjohëse që jam ftuar këtu për të qenë pjesë e ‘The Voice’ këtë vit. Mezi pres të jem në gjendje të mentoroj talentin e mahnitshëm këtu, le të shkojmë”, transmeton lajmi.net.

Ajo shtoi se: “Australia është shtëpia e disa muzikantëve dhe partnerëve të mi të preferuar me të cilët kam pasur ndonjëherë kënaqësinë të punoj”.

Rita zbarkoi në Down Under në fillim të muajit, pasi fluturoi nga shtëpia e saj në Londër për t’u paraqitur në panelin e jurisë së “The Voice Australia”.

Paraqitja e saj në Sydney vjen pas skandalit në të cilin Rita është e përfshirë tash e sa kohë, për organizimin e një feste të paligjshme për 30-vjetorin e saj të lindjes nëntorin e kaluar.























