Milan-Inter, Costacurta zgjedh Lukaku-n para Ibrahimovic-it
BKT
Sport

Milan-Inter, Costacurta zgjedh Lukaku-n para Ibrahimovic-it

Alessandro Costacurta, ish-lojtari i Milan-it, ka folur për sfidën që do të zhvillohet të dielën mes Zlatan Ibrahimovic dhe Romele Lukaku-t në San Siro.

“Kë preferoj? Në këtë moment, Lukaku është më i vështirë për t’u ndalur,  Ibra është më i aftë në rolin e spondës”, ka thënë ish-mbrojtësi kuqezi për Sky Sport.

“Lukaku mund të krijojë më shumë probleme se Ibrahimovic. Nëse do të fitojë Milan-i, atëherë mund të flitet përsëri për titullin. Do ta kuptojmë në derbi nëse Spezia është harruar”.