14:59 / 20.02.2021
Trepça ‘89 ndal kampionin
Trepça ’89 ka befasuar Dritën duke e mposhtur midis Gjilanit, me rezultat 1-2, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Zeki Ademi në minutën e 14-të shënoi golin e parë të ndeshjes, ndërsa Adenis Shala ka dyfishuar epërsinë pak para përfundimit të pjesës së parë.
Drita në pjesën e dytë u mundua disa herë që të rikthej rezultatin, mirëpo kanë arritur që të shënojnë vetëm një gol përmes Kastriot Rexhës.
Pas kësaj fitore, Trepça ‘89 është ngritur në pozitën e pestë në tabelë, derisa Drita kryeson tabelën me 44 pikë.























