15:36 / 21.02.2021
Mirlind Daku rikthen Ballkanin në krye të tabelës
Ballkani ka fituar derbin e kësaj fundjave në elitën e futbollit tonë, duke mundur Feronikelin, me rezultat 1-0, sot në Suharekë.
Sulmuesi i spikatur, Mirlind Daku edhe një herë është konfirmuar si hero i Ballkanit në këtë edicion të garave.
Daku shënoi golin e vetëm në ndeshjen kundër Feronikelit (1:0), duke ia mundësuar skuadrës portokallezi rikthimin në pozitën e parë në renditje me 44 pikë, aq sa ka edhe Drita tashmë në pozitën e dytë.
Për Dakun ky ishte goli i 22-të në këtë edicion të garave.























