19:30 / 21.02.2021
As Arsenali nuk e ndal Cityn, marshojnë sigurt drejtë titullit
Ka mjaftuar vetëm një gol i realizuar që në minutën e dytë të ndeshjes nga Raheem Sterling që Manchester City të sigurojë tri pikë të reja dhe shumë të rëndësishme kundër Arsenalit në rrugën drejt titullit kampion në Premier Ligë.
Skuadra e drejtuar nga Pepe Guardiola vazhdon më fitore të njëpasnjëshme në këtë sezon dhe tashmë ka krijuar një epërsi prej 10 pikëve nga vendi i dytë në tabelë që mbahet nga Leicester City.
Ballafaqimi me Arsenalin e Mikel Artetas nuk ishte aspak i lehtë, por në fund “Citizens” morën tre pikë shumë të vlefshme.
Pas 25 ndeshjeve të zhvilluara, City ka mbledhur 59 pikë dhe mbetet skuadër e pashqetësuar në vendin e parë.























