​Athletic Bilbao vetëm barazim kundër Villarreal
BKT
Sport

​Athletic Bilbao vetëm barazim kundër Villarreal

Në ndeshjen e raundit të 24-të të kampionatit spanjoll të futbollit, Athletic Bilbao dhe Villarreal luajtën 1:1.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 16-të me golin e Gerard Moreno, dhe Alex Berenguer barazoi në minutën e 44-të.

Ndërkaq, Real Sociedad mposhti Alaves 4:0 me tre gola të Alexander Isak (41, 49, 62), dhe Porto gjithashtu shënoi (73).

Atletico Madrid kryeson në tabelë me 55 pikë, Reali ka 52, Barcelona 47 pikë etj.