Moti sot në Shqipëri
BKT
Shqipëri

Moti sot në Shqipëri

Sipas MeteoAlb dita nis me mot të kthjellët në të gjithëShqipërinë. Por mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash në zonat malore dhe të ulëta duke lënë vetëm zonat e ultësirës perëndimore në ndikimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -3°C deri në 15°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.


MË SHUME NGA Shqipëri