Hailey Bieber merr vëmendje me dukjen
BKT
Magazina

Hailey Bieber merr vëmendje me dukjen

Modelja e njohur është kthyer në New York pas disa ditëve qëndrimi në Los Angeles.

24-vjeçare u pa duke shijuar një ditë me dëborë në New York City ndërsa doli në drekë me shoqen e saj më të mirë Justine Skye.

Hailey dukej shumë komode në veshjen e saj, e cila u pa se ishte gati të darkonte  përpara se të bënte një blerje të vogël.

Palltoja prej pelushi ngjyrë kafe e Hailey dukej e butë teksa shihej se e mbronte nga i ftohti, dukjes së saj i kishte kombinuar edhe një shall të gjatë me ngjyrë të kaltër, xhinse dhe një palë atlete me ngjyrë të bardhë. Bashkëshortja e Justin Bieber mbante në dorë një çantë dhe maskën mbrojtëse nga koronavirusi.

Ndërsa, shoqja e saj u pa veshur me veshje  dimri me ngjyrë të zezë, teksa mbante edhe syze po ashtu kishte marrë masa mbrojtëse ndaj Covid-19.


MË SHUME NGA Magazina