11:47 / 22.02.2021
607 gjoba për mosrespektimin e masave anti-covid
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të Kosovës ka shqiptuar 607 tiketa në bazë të ligjit Covid-19.
Gjithashtu, janë shqiptuar edhe 982 tiketa trafiku.
Ndërkohë, bëhet e ditur se kanë ndodhur 16 aksidente me të lënduar dhe 16 aksidente me dëme materiale.























