Rama: Jemi skuadër me ata që do të përfshihen në vijën e parë të betejës
BKT
Shqipëri

Rama: Jemi skuadër me ata që do të përfshihen në vijën e parë të betejës

Kryeministri Edi Rama nuk përjashtoi mundësinë e kandidimit në listat e PS të personave që janë pjesë e opozitës parlamentare.

Pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve në selinë rozë, ai tha se "këtu bëhet fjalë për skuadër me të gjithë ata që kanë të gatshëm të përfshihen në vijën e parë të kësaj beteje". 

Rama shtoi se përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet nga drejtuesit politikë në qarqe, njofton euronews.albania.

“Nuk bëhet fjalë për opozitë, këtu bëhet fjalë për skuadër me të gjithë ata që kanë të gatshëm të përfshihen në vijën e parë të kësaj beteje. Drejtuesit e qarqeve kanë barrën për të propozuar listën e drejtuesve të qarkut dhe së bashku do të propozojmë listën e skuadrës kombëtare. Jemi në një proces të natyrshëm”, tha kreu i qeverisë.


MË SHUME NGA Shqipëri