Haxhiu: Vota për boshnjakët e Hoxhiqit është votë për serbët
BKT
Lajme

Haxhiu: Vota për boshnjakët e Hoxhiqit është votë për serbët

Sadik Haxhiu, dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin “Kadri Zeka” në emisionin “IMAZH” të RTK-së, ka thënë se zgjedhjet parlamentare me 120 deputetë, me 20 mandate të rezervuara, 10 prej tyre për komunitetet jo serbe dhe listave që i kemi të partive të vogla ka bërë që Lista Serbe t’i manipuloj këto zgjedhje.

“Juridikisht  i lejohet secilit person të votoj për kë të dëshiroj, prandaj përfaqësimi i këtyre deputetëve që janë zgjedhur me përkrahjen e Listës Serbe nuk është përfaqësim adekuat i komuniteteve jo serbe. Adrijana Hoxhiq është zgjedhë dhe disa deputetë tjerë po ashtu janë zgjedhë me listën e votës serbe që ajo votë kur të përkthehet duhet të jetë me përfaqësimin e komunitetit serb e jo komunitetit boshnjak”, ka thënë Haxhiu.

Sipas tij, kjo është çështje e ndjeshme sepse në të gjitha zgjedhjet paralamentare nëpër vendvotimet puro shqiptare kemi parë që kanë marrë vota komunitet jo shqiptare.

“Një gje e tillë në kuptimin juridik lejohet ndërsa në kuptimin moral është e pamoralëshme”, ka thënë Haxhiu. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme