Toma e Domgjoni mohojnë se refuzuan Kosovën
BKT
Sport

Toma e Domgjoni mohojnë se refuzuan Kosovën

Toni Domgjoni dhe Bastien Toma kanë thënë se nuk kanë refuzuar të luajnë për Kosovën.

Deklarimet e tyre i ka përcjellë "Klan Kosova". 

"Nuk e kam refuzuar Kosovën. Lajmi nuk është i vërtetë", ka transmetuar ky medium qëndrimet e futbollistëve. 

Gjatë ditës ‘RTV Dukagjini raportoi se Toni Domgjoni dhe Bastien Toma kanë refuzuar t’i bashkohen Kosovës për ndeshjet e marsit dhe se janë duke pritur ftesa nga Zvicra.