Aksident tragjik në Kurbin, humb jetën 22-vjeçari

Aksident tragjik në Kurbin, humb jetën 22-vjeçari

Aksident me pasojë vdekjen e një personi në aksin rrugor Laç-Patok.

Siç njofton Policia e Shtetit, një 22-vjeçar që ka qenë nën drejtimin e një mjeti tip “Opel” pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

“Në aksin rrugor Laç-Patok, drejtuesi i mjetit tip Opel shtetasi R. Z., 22-vjeç, banues në Laç, Kurbin ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim. /Ora News/


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare