Ambasadori italian reagon pas sulmit ndaj djalit të Nenad Rashiqit

Ambasadori italian reagon pas sulmit ndaj djalit të Nenad Rashiqit

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka dënuar sulmin që ndodhi ndaj djalit të politikanit Nenad Rashiq në Graçanicë.

Orlando përmes një postimi në Twitter, e ka cilësuar këtë sulm si politik. “I bashkohem dënimit të pa rezervë të sulmit të motivuar politikisht ndaj djalit të Kreut të Partisë Progresive Demokratike, Nenad Rashiq, një sulm ndaj vetë demokracisë. Dhuna duhet të refuzohet vendosmërisht nga të gjithë dhe të ndëshkohet nga institucionet përkatëse”, ka shkruar Orlando.


MË SHUME NGA Aktuale