Haradinaj-Stublla uron popullin e Brunei Darussalam për Ditën Kombëtare

Haradinaj-Stublla uron popullin e Brunei Darussalam për Ditën Kombëtare

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar institucionet dhe popullin e Shtetit Brunei Darussalam, me rastin e Ditës Kombëtare.

Në urimin e dërguar Madhërisë së Tij, Sulltanit të Brunei Darussalam, njëherësh Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme, z.Hassanal Bolkiah, shefja e diplomacisë kosovare shpreh urimet e përzemërta për popullin e këtij vendi aziatik dhe festë të gëzueshme të Ditës Kombëtare.

“Brunei Darussalam dhe Republika e Kosovës ndajnë lidhje të forta miqësie, besimi dhe mirëkuptimi,prandaj jam e bindur që marrëdhëniet midis dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen në të gjitha fushat me interes të përbashkët për popujt tanë”, thuhet ndër të tjera në urimin e Ministres Haradinaj-Stublla.

Shteti që shtrihet në Azinë Juglindore dhe njihet edhe si Shteti i Brunei Vend i Paqës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 25 prill të vitit 2012.