Topalli prezanton kandidatët: Boll më me riciklim të personave të njëjtë

Topalli prezanton kandidatët: Boll më me riciklim të personave të njëjtë

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, prezantoi këtë të martë dhjetë kandidatët e partisë së saj në qarkun e Tiranës.

Në listë ka mjekë, profesorë me rezultate të shkëlqyera dhe figura të tjera që sipas Topallit, do të risjellin shpresën në vend.

Ish-kryeparlamentarja e cilësoi listën e saj si më të mirën gjatë 30 viteve demokraci. Ajo tha se ka ardhur koha të rrëzohet politika që pasurohet vetëm vetë, raporton “Vizion Plus”.

“Do të prezantojmë bashkë me kandidatët sipas rretheve edhe programin tonë, është lista më e mirë e tre dekadave, mjek, profesionist, të rinj të studiuar me rezultate të shkëlqyera, janë modeli i deputetëve që gjithë jetën time kam ndërruar që të kem në parlament. Ne do të zëvendësojmë politikën cinike me politikën e shpresës, nuk kemi pse të jemi më pak guximtar, se gjysma tjetër që përgjysmoi partitët e vjetër. Boll më me riciklim të personave të njëjtë, që kanë provuar çdo post, boll më me ata që duan vetëm gënjeshtra dhe të pasurojnë familjen e tyre, përtej të treve ka shqiptar dhe patriot që mund të qeverisin më shumë përgjegjësi. Ata janë përgjegjësit kryesorë që në Shqipëri nuk ka më shpresë dhe as një të djathtë reale. Vetëm te ne ndodh që të mos ketë aq qeveri e as opozitë, më shumë demokratë ka jashtë PD, janë përgjegjës të pabarazisë së frikshme mes miliardëve bandit, dhe të varfërve. Ftesa jonë nuk është për ata që nuk ndryshojnë mendje, t’i kthejmë shpresën e dinjitetin, Shqipëria nuk është e Ramës, Kryemadhit, Metës, dhe e Lulëzimit.”