Ruçi uron kryeparlamentarin estonez për Ditën e Pavarësisë

Ruçi uron kryeparlamentarin estonez për Ditën e Pavarësisë

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, uron kryeparlamentarin estonez, Henn Põlluaas, për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohje për mbështetjen për çeljen e negociatave dhe për Kosovën

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi presidentit të Parlamentit (Riigikogu) të Estonisë, z. Henn Põlluaas, me rastin e Ditës së Pavarësisë.

“Me rastin e Ditës së pavarësisë së Republikës së Estonisë, në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe emrin tim personal, Ju përcjell urimet e mia më të përzemërta.

Shpallja më 23 shkurt të vitit 1918 e Manifestit të të Gjithë Qytetarëve dhe publikimi i tij më 24 shkurt shënoi themelimin e republikës së pavarur dhe demokratike të Estonisë. Këto dy ditë janë ngjarje të shënuara me rëndësi historikë për popullin estonez dhe të ardhmen e tij.

Estonia është një vend mik dhe partner i Shqipërisë në NATO si edhe një mbështetëse e fuqishme e integrimit tonë europian, kontribuese e spikatur në vendimin e Këshillit Europian të datës 25 mars 2020 për çeljen e negociatave dhe asistencën në këtë proces. Memorandumi i Mirëkuptimit për Integrimin Evropian, midis Ministrive të Punëve të Jashtme të dy vendeve tona, nënshkruar në tetor 2019, është një tregues i këtij kontributi.

Shqipëria i është mirënjohëse Estonisë edhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe aspiratave të saj auro-atlantike.

Shpreh bindjen se Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe Riigikogu i Republikës së Estonisë do të vazhdojnë të kontribojnë në forcimin e marrëdhënieve e bashkëpunimit midis të dy vendeve e dy popujve tanë.”, shkruan në letrën e urimit Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi./BW