Policia plan masash për regjistrimin e armëve të gjahut

Policia plan masash për regjistrimin e armëve të gjahut

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash për regjistrimin e të gjitha armëve të gjahut që nga viti 1993.

Sipas një dokumenti të shpërndarë në drejtoritë përkatëse, kërkohet identifikimi i të gjithë shtetasve që janë pajisur me këto armë.

Gazetari Merin Maçi raporton se armët e gjahut duhet të regjistrohen në regjistrin elektronik SIMA.

Ndërkohë një pjesë e mirë e qytetarëve kanë ndryshuar vendbanim ose kanë emigruar, por policia kërkon që regjistrimi i tyre të bëhet në adresat e reja. 

Pritet që ky proces të përfundojë deri më 31 maj, njofton euronews.albania. 

Vetëm pak kohë më parë në Komisionin e Sigurisë socialistët kërkuan amnisti për dorëzimin vullnetar të armëve të zjarrit dhe municioneve.

Ky propozim mori dhe pëlqimin e policisë, por u sugjerua që zbatimi i amnistisë të mos nisë gjatë zgjedhjeve dhe pandemisë, por në një moment të dytë.