11:18 / 23.02.2021
Identifikimi elektronik bën bashkë Yuri Kim dhe Celibashin
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka kryer një takim me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Takimi mes tyre mësohet të ketë zgjatur rreth një orë dhe një ndër çështjet kryesore për të cilat është biseduar është çështja e idnetifikimit elektronik, njofton oranews.
Kujtojmë se na ndajnë 60 ditë nga datat e zgjedhjeve ndërkohë ambasadorja amerikane ka shtuar thirrjet kohët e fundit ndaj partive politike për lista të pastra.























