Ky është programi i nesërm në "Mirëmëngjesi Kosovë"
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në "Mirëmëngjesi Kosovë"

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Enes Toska, drejtor ekzekutiv i shoqatës GuideKs, i cili do të na njoftojë më hollësisht për turizmin e errët.

Ndërsa Besnik Boletini, hulumtues në organizatën “Çohu”, do të flasë për hulumtimin për mungesën e monitorimit në institucionet e arsimit të lartë.

Kurse në një lidhje të drjetpërdrejtë do të jetë Zeni Ballazhi, artist, në galerinë e Zeni e Ballazhit.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme